Specialistët e Psikologjisë Klinike protestojnë para ShSKUK-së, kërkojnë anulimin e konkursit

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 09:58 | Nga Halide Rexepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specialistët e Psikologjisë Klinike kanë protestuar para Administratës së ShSKUK-së për mos punësimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ata për të tretën ditë me radhë po kundërshtojnë një konkurs të shpallur nga ShSKUK-ja me 10 shtator që fillimisht kërkoheshin të punësoheshin dy psikologë klinikë e më pas në po të njëjtë konkurs është kërkuar edhe një psikolog klinikë specialistë me koeficient të pagës më të lartë.

Latif Hoxha, psikolog specialist, tha se qe 3 vjet kanë bërë kërkesa të vazhdueshme që të jenë pjesë e konkurseve, por që kanë hasur në vesh të shurdhër, duke shtuar se po iu mohohet e drejta për punësim.

“Kjo protestë organizohet për arsye të një konkursi është shpallur se fundi, derisa shërbimet në QKUK janë terciare dhe kërkojnë të mbulohen nga specialistët. Në mënyrë të padrejtë po mohohet e drejta e punës. Ne nuk do ta ndalemi derisa të na plotësohen kërkesat”.

“Ky investim është bërë nga xhepi i qytetarëve dhe t’ia kthejë qytetarëve si shërbime. Meqenëse nuk jemi pjesë e politikës atëherë nuk jemi pjesë e këtyre konkurseve. Protesta nuk është hapi parë, ne kemi shkruar e-maileve zyrtare 3 vjet me radhë por në veshë të shurdhur, andaj protesta ishte hapi tjetër”, tha ai.

Kurse Imri Zabeli, theksoi se se drejtori i ShSKUk-së, Basri Sejdiu nuk ka pranuar të takohet me ta. Ai më tej ka kërkuar që të respektohen siç ka thënë standardet profesionale dhe ligjore, raporton EO.

Zabeli ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Konkursi ka dal pas datës 10 shtator do të thotë në periudhën e fushatës, ky konkurs është i parapërgatitur dhe kemi paralajmëruar me kohë. Kemi reaguar në vazhdimësi, por pse është gjithë kjo rezistencë për të ndryshuar këtë konkurs”.

“Nuk kemi një komunikim me menaxhmentin e ShSKUK-së ata thonë se nuk kemi buxhet. Me ligjin e shëndetësisë ShSKUK është terciar dhe duhet t’i shërbejnë, kërkojmë të drejtën tonë. Të respektohen standardet profesionale dhe ligjore”.

“Është bërë një investim kapital dhe mund të bëhet anulimi i konkursit. Konkursi ka dal për dy persona vetëm për psikolog klinik, pastaj ju kanë bashkëngjit edhe psikologu klinik profesionalist, me koeficient 7.2 derisa koeficientin i një psikologu specialist është 8. Ne nuk e kemi njet mu ndal”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1450932901723435

Të ngjashme