Specializantët protestojnë edhe para MSh-së: Të na paguhet puna që po bëjmë

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 11:22 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë ishte institucioni i fundit para të cilit numër i madh i specializantëve i kanë paraqitur kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në këmbë e të veshur me mantelë ata kanë marshuar nga QKUK-ja, te ndërtesa e Qeverisë, për tu ndalë më pas para ministrisë.

Besfort Dabiqaj specializant në Oftalmologji, tha se tashmë e ndajmë një fat të vështirë. Ai tutje tha se punojnë 24 orë e nuk paguhen.

“Ne shumë thjeshtë pa dashtë më pas ndonjë tendencë politike. Kemi ardh t’i kërkojmë vetëm nevojat tona esenciale”.

 “Jemi armiqësuar me kolegët tonë, mjekët specialist, drejtorët e klinikave tona për punët që i kemi panë anash në klinikën tonë”.

Kaltrina Kolgeci përfaqësuese e specializantëve të Gjinekologjisë tha se nuk po kërkojnë asgjë më shumë, por vetëm që paguhet puna e tyre.

“E dimë që ministri i ri ka ardh me logon që do ta ndaloj ikjen e trurit jashtë Kosovës”.

“Kjo që po kërkojmë na nuk është shumë, nuk është ekstra është thjeshtë brenda kornizave prej asaj çka neve na takon”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme