Specializantët protestojnë për mospagesat e kujdestarive të vikendeve e ditëve të festave

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specializantët kanë protestuar për mospagesat e kujdestarive 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i ShKSKU-së, Valbon Krasniqi, e nënshkroi një vendim me 1 korrik, i cili parashih që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë.

Arianit Zajmi, specializant në Neurologji tha se, kanë sabotuar kujdestaritë e vikendeve dhe se për kërkesat e tyre do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

“Ne jemi duke u ballafaquar me qëndrime kontradiktore me krerët e institucioneve se kur po vjen puna me i kryer shërbimet ne po cilësohemi heronj. Mirëpo kur po vjen puna që institucionet me i kryer obligim detyrimet ndaj neve po harrohet fakti që jemi e ardhmja. Neve po na fyen dhe diskrimon, por veçse me bojkotuar. Kemi dërguar disa kërkesa të ShSHKUK dhe heshtja ka qenë përgjigja e tyre  dhe nuk ka fonde”.

“Po shumica e klinikave kanë sabotuar kujdestaritë e vikendit dhe do vazhdojmë edhe me rrugë ligjore. Nëse do të vazhdojnë kërcënimet do t’i bëjmë publik emrat. Numri i specializantëve është 1 000. 150 euro janë gjatë ditëve të vikendit. Ne do të ndjekim edhe rrugë ligjore përveç protestave. Ne kemi për obligim mi mbajt 2 kujdestari, por jo më shumë. Ajo që është problem është detyrimi me mbajt kujdestari pa pagesë dhe shpresojë ta zgjidhin MSh-ja”.

Dion Musliu specializant në Ortopedi, tha se ka pasur shumë koleg që janë kërcënuar për largim nga puna nëse nuk mbajnë kujdestaritë, raporton EO.

“Ne nuk mund të mbajmë e premte, e shtune e diel dhe ditëve të festave dhe nëse nuk kanë kompensim nuk mund të dalim në punë. Kemi kërkuar të kenë kompensim. Ne kemi ardhur në pozitë të vështirë sepse specializantë kanë presione nga drejtor të klinikave”.

“Nuk kemi rrugë, por të vazhdojmë me protesta dhe bojkot dhe të shkojmë në masa ligjor ta paraqesim MSh dhe ShSHKUK në inspektorat të punë ose gjykatë për padi penale. Ka pasur specizinatë se kanë marrë kërcënime që nuk do t’u japin punë dhe do të kushtëzojnë angazhimet tona për arsye të mos mbajtjes së vikendeve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme