Specialja e fton për intervistim edhe Latif Gashin

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

sh-deputeti i PDK-së, Latif Gashi është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Gashi, përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se do të paraqitet për intervistim më 27 gusht.

“Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet me 27 gusht 2020”, shkruan ai.

Ish-shefi i Shërbimit Ushtarak në Zonën Operative të Llapit tha se do të dëshmojë edhe njëherë se lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e drejtë.

“Tani dhe kurdo qoftë, unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë. Triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe jashtë saj, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmesës së NATO të prirë nga SHBA. Edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë, me dinjitet e krenar përjetësisht që kishim fatin ta ndërrojmë historinë nga robëria në liri”, ka shkruar ai.

Të ngjashme