Specialja heton kontratat milionëshe të lidhura në emër të lobimit

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për milionat e shtetit që Qeveria dhe Presidenca i kanë shpenzuar në emër të lobimit, kanë thënë të hënën burime të gazetës. Dosjes së organit të akuzës do t’i shtohet edhe një raport, të cilin e ka përgatitur një komision i Kuvendit.

Lajmin për hetimet nuk e kanë konfirmuar në Prokurori, por burime të gazetës në Kuvend kanë thënë se ato kanë nisur më herët.

“Ne kemi informacione se Prokuroria Speciale e ka hapur rastin dhe i ka në trajtim kontratat që institucionet e Kosovës i kanë lidhur në emër të lobimit”, ka thënë një burim në Kuvend. “Presim që të na kontaktojnë dhe ta marrin në punë edhe raportin e Komisionit hetimor”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në lidhje me këtë, gazeta ka adresuar disa pyetje në adresën zyrtare të zëdhënësit të Speciales, Ekrem Lutfiu. Ai nuk ka kthyer përgjigje, sikurse nuk iu është përgjigjur as telefonatave të bëra në numrin mobil dhe në atë të zyrës..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme