Specialja nga 25 korriku në pushim veror

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Gjykatësit, prokurorët dhe stafi përcjellës i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë nga 25 korriku do të hyjnë në pushim veror.

Duke filluar nga 25 korriku deri më 12 shtator do të vazhdojë pushimi veror i tyre, kështu për rreth dy muaj të njëjtit nuk do të merren me çështjet juridike, njofton Klankosova.tv.

Gjykata Speciale deri tani ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn. Ata u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 vazhdojnë të mbahen edhe ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, si edhe ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

Specialja do të nis punën nga 13 shtatori, ku për katër ditë radhazi prokurori kundër Salih Mustafës do të bëjë deklaratat përmbyllëse.

Të ngjashme