Spitalet e mbushura me pacientë me Covid-19, publikohet raporti i fundit

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

1207 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19, në klinkat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 1101 nga ta, të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre Covid-19 pozitivë, 354 me oksigjeno-terapi, njofton ShSKUK.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 113 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 161 pacientë

Spitali i Gjakovës, 112 pacientë

Spitali i Pejës, 220 pacientë

Spitali i Gjilanit, 127 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë

Spitali i Ferizajt, 80 pacientë.

Të ngjashme