Spitali i Pejës i stërmbushur me pacientë me Covid-19

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë 180 pacientë të shtrirë me Covid-19, prej tyre 157 janë në oksigjeno-terapi dhe pesë pacientë janë në CPAP.

Në këtë spital marrin trajtim 150 pacientë që janë të prekur nga coronavirusi.

Lidhur me situatën me këtë virus ka folur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci.

Loci tha se situata nuk është aspak e mirë sa i përket rasteve më Covid-19.

“Situata në komunën e Pejës nuk është aspak e mirë sa i përket rasteve me Covid, duke u bazuar në shifrat e larta të të prekurve të cilat janë të shtrirë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe pacientët që marrin shërbime në qendrën Covid në lagjen Fidanishte apo në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tha ai për Klan Kosova.

“Në Spitalin Rajonal të Pejës ka pacientë të hospitalizuar jo vetëm nga qyteti i Pejës por nga pesë komunat të cilat i mbulon Spitali i Pejës. Janë mbi 150 pacientë të hospitalizuar, të cilët marrin trajtim, ku përveç repartit infektiv janë të përfshirë edhe reparte të tjera në mënyrë që të kemi mundësi të ju ofrojmë tretman pacientëve të prekur me Covid-19”.

Ai theksoi se pacientët që marrin terapi ditore për trajtimin e virusit duhet ta blejnë vetë terapinë.

Të ngjashme