Spitali i Pejës me hapësira shtresë për pacientët me Covid

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Pejës ka bërë të ditur se pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë.

Në njoftim thuhet se për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë.

“Shpresojmë se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen”, thuhet në njoftim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme