Spitali i Prizrenit arrin numrin më të lartë të pacientëve të hospitalizuar nga fillimi i pandemisë

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Gjendja në Spitalin Rajonal të Prizrenit është mjaft e rënduar sa i përket pacientëve me coronavirus.

Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj ka thënë se momentalisht në këtë institucion shëndetësorë janë të hospitalizuar 119 pacientë.

“Nga këta 119 pacientë 12 prej tyre janë në mjekim intensiv qendrorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avdaj thotë se ky është numri më i madh i të hospitalizuarve që nga fillimi i pandemisë.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit thotë se për fat të keq vetëm sot në këtë spital kanë ardhur për vizitë mbi 100 pacientë të konfirmuar me coronavirus apo me simptoma të ngjashme.

Avdaj thotë se ky institucion posedon 560 shtretër dhe më rëndësi sipas tij është se kanë të instaluar edhe sistemin e oksigjenit qendrorë.

“Ne kemi rezervuarin prej 10 tonësh me oksigjen. Ky kapacitet plotëson nevojat për tre deri në katër ditë. Duke pasur parasysh problemin e komunave tjera mund të themi se qëndrojmë më mirë dhe se e kemi oksigjenin e lëngshëm që kushton shumë herë më lirë”, tha ndër të tjera Afrim Avdaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme