Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me Covid-19

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19.

Sipas ShSKUK-së në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 97 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 75 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 12 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+ 24 pacientë post-covid në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftim.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 14 të konfirmuar pozitivë dhe 10 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, nuk ka pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacient, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme