Sputnik: Kosova dëshiron të blejë artileri e avionë nga SHBA

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 08:21 | Nga

Prishtina është duke dashur të blejë armë, tanke, artileri, avionë luftarakë dhe drone nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Sputnik, analisti politik Behlul Beqaj ka thënë që autoriteteteve të Kosovës i është rritur interesi për të blerë armë shtesë për shkak se Beogradi është duke rritur ushtrinë dhe sigurinë e forcës.

Beqaj sipas Sputnik, ka thënë se “Proceset që politikanët e të dyja shteteve i përmendin janë krejtësisht ndryshe nga realiteti. Ne jemi duke përsëritur gabimet tona të vjetra, në vend se të hapim bibloteka dhe salla të koncerteve ne mendojmë se si të blejmë më shumë armë”.

Analisti Beqaj ka thënë se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk shkel dispozitat e Rezolutës 1244 e as marrëveshjen e Kumanovës, e cila përcakton NATO-n (KFOR-in) si paqeruajtësin e vetëm të shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër kreu i komitetit të parlamentit serb për Kosovën, Milovan Drecun i ka thënë Sputnikut se Rezoluta 1244 e OKB-së është ende në fuqi.

“KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur e lejuar në Kosovë, dhe kushdo që nderon këtë rezolutë duhet të parandalojë krijimin e Forcave të armatosura të Kosovës. Për fat të keq, ajo është duke u shkelur nga vendet perëndimore të cilat janë paramenduar që ta përkrahin dhe ta zbatojnë atë”.

Milovan Drecun ka thënë se FSK-ja është mjaft e armatosur ashtu siç është, duke pasur mjaft helikopterë dhe automjete të blinduara.

Ndër të tjera Drecun shtoi se “Instruktorët e NATO-s ishin duke i trajnuar ushtarët e FSK-së për shumë vite kështu duke përgatitur terenin për formimin e një ushtrie të ardhshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme