Sqarim i Postës së Kosovës pas reagimit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Filatelia e Postës së Kosovës ka sqaruar për publikun se përcaktimi i tematikave të programit vjetor të pullave postare bëhet nga Komisioni i Pullës Postare (KPP) i nominuar nga Ministri i MZHE-së.

Komisioni shqyrton secilën tematikë të propozuar qoftë nga institucionet apo nga vetë anëtarët e KPP-së. Pas përcaktimit të tematikave nga KPP, propozimi i tematikave dërgohet për shqyrtim tek Ministri i MZHE-së. Pas shqyrtimit të tematikave nga ana e Ministrit,  lëshohet autorizimi i prodhimit për operatorin publik, për tematika specifike.

Posta e Kosovës nuk ka të drejt të ndryshojë titujt e tematikave të autorizuara( shih dokumentin e  bashkangjitur). Ne rastin konkret në përshkrimin e tematikes është cekur se kemi të bëjmë me rezervat të mbrojtur.

Në mungesë të pamjeve/dizajneve zyrtare, ne obligohemi të publikojmë konkurs publik për dizajne, që ka një kosto të konsiderueshme, pavarësisht që pamja e një pulle postare nuk sjell benifit financiar për Postën e Kosovës. Përkundrazi, çmimi i shërbimit është i njëjtë pavarësisht pamjes së pullës postare, ndërkaq shpenzimi i ofrimit të shërbimit më i lartë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, si institucion qeveritar, ashtu siç është edhe MZHE,  është dashur ta di se si bëhet emetimi i pullave postare ose së paku të kontaktoj Postën e Kosovës, para se të plasojë informata të pavërteta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme