Sqarim nga Redaksia e Ekonomia Online

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Në sajtin e Ekonomia Online sot është publikuar një shkrim me titullin “LVV si pushtetare, mburret se po kursen ujë, harxhon derivate sa dhjetëra rroga minimale”.

Shkrimi nuk është shkruar nga EO, por është marrë “copy-paste” nga Gazeta Express (https://www.gazetaexpress.com/lvv-si-pushtetare-mburret-se-po-kursen-uje-harxhon-derivate-sa-dhjetera-rroga-minimale/)

Shkrimi është postuar nga një gazetare praktikante, e cila nuk e ka vërejtur që brenda tekstit ka dhe një fjali: “mundesh me hjek krejt, veç që don m’i qepu Vjosës”. Sapo është vërejtur nga redaktorët, lajmi është fshirë. Për gabimin e rëndë profesional, gazetarja praktikante nuk do të jetë më pjesë e redaksisë.

Redaksia e pranon me keqardhje gabimin që ka lejuar një gazetare të papërvojë me publiku lajme (të huazuara nga mediet e tjera). Por, redaksia dëshiron të sqarojë se ky është një lëshim profesional, pavarësisht disa tendencave që t’i japë “ngjyrim” tjetër këtij lëshimi fatkeq.

Të ngjashme