Sqarohet Kuvendi: Flamuri është dëmtuar pas reshjeve atmosferike, është bërë zëvendësimi i tij

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se flamuri i vendosur në këtë institucion është dëmtuar pas reshjeve atmosferike të mbrëmshme.

Sipas këtij njoftimi ai është zëvendësuar menjëherë gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i plotë:

Përkitazi me artikullin e plasuar në disa portale, për, siç thuhet, “gjendjen e mjerueshme të flamurit në Kuvendin e Kosovës”:​ Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sotme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme