Stacioni i Autobusëve i reagon “Sharr Travel”-it

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Reagim i Menaxhmentit të NPL Stacioni i Autobusave sh.a. Prishtinë ndaj deklaratave dhe akuzave kryetarit të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, lidhur me problemin që ka kompania e tij transportuese Sharr Travel me kompaninë transportuese SH.P.K. Lipjani.

Ky është reagimi i plotë i Stacionit të Autobusëve:

Përkundër tentimeve të Kurtishaj që këtë problem ta bartë drejt ndërmarrjes Stacioni i Autobusave sh.a. Prishtinë, për hir të njoftimit të opinionit publik, por edhe të mediave dhe organeve përgjegjëse, deklarojmë si në vijim:

Me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Kompania Transportuse “Sharr Travel” dhe Kompania Transportuese SH.P.K. Lipjani, të cilat mbajnë vijën Prishtinë-Prizren, nisen me vetëm 5 miniuta dallim në mes tyre – Njëra në 15:15 e tjetra në 15:20, përkundër faktit që nisjet në relacione ndërurbane kanë të paktën 15 minuta dallim si kohe mbrojtese sipas udhezimit administrativ 08/2013 per licencimin e Stacionit te Autobuseve. Përkundër faktit që kompanitë janë ne proces gjyqesor lidhur me kontestin per linjen Prishtine – Prizren, me vendim të gjykatës kompanisë transportuese SH.P.K. Lipjani, i është kthyer e drejta e nisjes per linjen Prishtine -Prizren nga ora 15:20 (ashtu sic e ka përcaktuar Ministria), nga Stacioni i Autobusave në Prishtinë. Si rrjedhojë, dhe meqenëse nisja e kompanisë Sharr Travel në relacionin Prishtinë-Prizren (po ashtu me vendim të Ministrisë ) bëhet nga ora 15:15, me qëllim të shmangies së cfarëdo konflikti fizik (konflikt fizik ka pasur ne Stacionin e Autobuseve ne Prizren) mes këtyre dy kompanive brenda hapësirës së Stacionit të Autobusave në Prisahtinë, menaxhmenti i Stacionit të Autobusave ka vendosur që – për shkak se nisjet jane shumë afër njëra me tjetrën – që njëra kompani të niset nga peroni numër 5 (që është i paraparë për këtë lidhje) e tjetra nga përoni numër 10, përderisa një ditë më vonë kompanitë i ndërrojnë numrat e peronave të nisjes. Ky lloj orari eshte venodsure qe te aplikohet deri në një vendim tjetër të gjykatës. StacionI i autouseve nuk e cakton kohën e nisjes për asnjë operatorë, por vetëm kryen shërbimin e peronizmit dhe të shitjes së biletave, andaj edhe nuk mund të marrim përsipër përgjegjësitë e tjetërkujt, por vetëm synojmë që të shmagim problemet e cfrarëdollojshme të klientëve tanë, dhe që shërbimet e ofruara nga ne të jenë sa më kualitative. Çfarëdo sqarimi apo deklarimi tjetër, nga kushdoqoftë, qëndron larg me të vërtetën dhe sigurisht se mund të ketë edhe qëllime dhe interesa të fshehta.

Me nderime,

Menaxhmenti i NPL Stacioni i Autobusave sh.a. Prishtinë

Të ngjashme