Strootman: Marseille do që të më shesë

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Olympique Marseille i ka thënë Kevin Strootman-it se dëshiron që ta shesë në afatin e ardhshëm kalimtar pasi klubi francez dështoi të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori holandez iu bashkua francezëve verën e kaluar për 25 milionë euro me synim kryesor garat në Ligën e Kampionëve.

“Nuk e arritëm futbollin evropian, përderisa te  Marseille ata donin Ligën e Kampionëve”, ka thënë Strootman për Algemeen Dagblad.

“Andaj presidenti ka thënë në një bisedë të hapur dhe fer: Je një forcë e shtrenjtë dhe pa Ligën e Kampionëve për ne është e vështirë”.

“Duan të më heqin qafe, ky është mesazhi. Por kam nënshkruar një kontratë pesëvjeçare verën e kaluar dhe Marseille ia ka paguar Romës një shumë të lartë transferi dhe klubet nuk mund të më marrin për një shumë të vogël”.

Të ngjashme