Studentët të cilët nuk pranohen në konvikte, nuk mund të hanë ushqim në mensë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte, përcjell Ekonomia Online.

“Njoftojmë studentët aplikues për vitin akedemik 2020/2021 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë se në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK për shkak të pandemis Covid-19 këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte”, thuhet në njoftimin e QS-së.

“Të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte. Gjithashtu në rast se studentët të cilët nuk e shfytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimi në mensë”, thuhet tutje në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme