Studentët bllokojnë Rektoratin, s’lejojnë askënd të hyjë brenda

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 08:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bllokuar Rektoratin e UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menaxhmentin e UP-së, raporton Ekonomia Online.

Studentët po vazhdojnë të pengojnë hyrjen në Rektorat, ku edhe stafi nuk po lejohet nga studentët të hyjë brenda.

Edhe prorektorit, Faton Berisha i është ndaluar hyrja në këtë objekt.

Erzen Hyseni, nga Parlamenti Studentor, tha se këto veprime po bëhen për të bërë ndryshme në UP pasi që momentalisht ky universitet po ballafaqohet me probleme esenciale sipas tyre.

“Ne e dimë që UP ballafaqohet me disa probleme nuk është vetëm ndikimin politik por ka edhe tjera si mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, puna praktike në universitet nuk na u mundohet dhe kemi probleme me tregun e punës, vendimi i marrë nga rektorati që për të vazhduar studimet nivelit master duhet një certifikatë e kursit të gjuhës së huaj”, tha Hyseni.

Ai përmendi se edhe infrastruktura në UP është problem dhe kërkojnë nga Rektori të bëhen përmirësime.

“Sot ka qenë një veprim i thekshme ku është kërkuar bllokimi i rektoratit me intriguar rektorit që kërkesat duhet të plotësohen dhe në ditët në vazhdim në rast se nuk na u plotësohen do bëjmë aksione të ndryshme në fakultete të ndryshme”, shtoi ai.

Gjatë ditës së djeshme Organizata Studentore “Reforma” ka mbajtur një konferencë për media para Rektoratit ku i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj udhëheqjes së Universitetit të Prishtinës.

Bllokim është bërë pikërisht për arsyet që janë përmendur dje si ndërhyrja politike në UP, seksizmi, literatura, kriteret etj.

Të ngjashme