Studentët dhe profesorët e UBT-së vendosin pallto nëpër pemë për personat në nevojë

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 11:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji UBT ka organizuar një nismë për dhurimin e palltove për persona në nevojë me moton “Nuk të duhet? Dhuroja dikujt që ka të ftohtë”.

Marigona Xhigoli përfaqësuese e studenteve të Medies dhe Komunikimit në UBT, tha që ky është mesazh për institucionet që t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë, raporton Ekonomia Online.

“Kemi vendos bashkë me studentet e drejtimit të Medies dhe Komunikimit që të organizojmë një aksion përmes të cilit do të mbledhim rroba për njerëzit ne nevojë. Këtë e kemi bërë pikërisht në ditën e solidarizimit. Kjo është mesazh për institucione  që të solidarizohen me njerëzit ne nevoje”, tha ajo

Ferit Selimi, dekan i Fakultetit të Medies dhe Komunikim në UBT porositi që të ketë më shumë aksione të tilla.

“Studentet tonë kanë vendos që të dhurojnë veshmbathjet që nuk i përdorin vet për njerëzit në nevojë. Ne fakt njerëzit në nevojë po solidarizohen me ne për shkak se edhe ata dëshirojnë te jenë të veshur mirëpo ja që kushtet financiare nuk eksitojnë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme