Studentët duan liberalizimin, përmes pëllumbave u dërgojnë porosi vendeve të BE-së

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 13:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të organizatave studentore kanë mbajtur një “protestë artistike” në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i studentëve, Bekim Ibishi, tha së me këtë aksion simbolik tregojnë që Kosova duhet të jetë e barabartë me shtetet tjera evropiane.

“Me këtë aksion ne duam të tregojmë se Kosova duhet të jetë e barabartë me shtetet tjera të Evropës. Edhe ne duam të kemi liri të lëvizjes dhe të anëtarësohemi në organizatat ndërkombëtare”, tha Ibishi.

Ndërsa, Blendon Arifi, tha se përmes këtij aktiviteti shpresojnë që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën të reflektojnë në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Përmes një  buqetë me lule  me 95 trëndafila,  është bërë flamuri i Republikës së Kosovës,  ku pjesa e jashtme e  buqetës, pati mbishkrimin: “Urime Ditëlindja shteti ynë”.  

Pastaj, janë liruar 11 pëllumba të bardhë, nga 11 persona të veshur me simbole që përmbajnë flamujt e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe janë pjesë e BE-së dhe disa prej tyre që kanë të drejtë veto në OKB.

Kurse  një person do të jetë i veshur me flamurin e Kosovës.

Sipas studentëve, kjo e simbolizon lirinë e lëvizës edhe integrimin në frymën veri-atlantike, anëtarësimin në organizata  ndërkombëtare si OKB dhe BE.

Të ngjashme