Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan kompaninë e qeramikës “Kreativ”

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan kompaninë e qeramikës “Kreativ”

Studentët e Fakultetin e Dizajnit të Integruar, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë e qeramikës “Kreativ”

Vizita u zhvillua nën shoqërimin e ligjëruesit në UBT, Ajhan Bajmaku, në kuadër të lëndës ”Enterieri”, me ç’rast panë nga afër prokduktet ose materialet inovative të qeramikës, porcelanit, gurëve natyror etj.

Studentët u pritën nga përfaqësuesit e kompanisë në fjalë, të cilët edhe i njoftuan studentët lidhur me sektorin e qeramikës në tregun kosovar dhe për produktet që ata i ofrojnë.

Veç tjerash, ata treguan se kompania ka bashkëpunim me prodhuesit më inovativ të qeramikës në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme