Studentët e Edukimit, të Arteve e Edukimit Fizik kërkojnë bursa, paralajmërojnë protesta e bojkot të studimeve

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 10:58 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Arteve dhe Edukimit Fizik kanë mbajtur marsh protestues për mospërfshirjen në konkurs të bursave dhe për vendimin e Senatit për afatin e nëntorit, raporton Ekonomia Online.

Studentët nga Fakulteti i Edukimit kanë marshuar drejt MAShT-it dhe Rektoratit të UP-së, duke kërkuar anulimin e dy vendimeve të fundit të cilat sipas tyre janë në dëm të studentëve të këtij fakulteti.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime si “Edukimi jo prioritet, çka prioritet”, “MAShT-i s’ka bursa për arsim”, “Kemi 99 probleme s’duan bursën të 100”.

Shkodran Murturi, përfaqësues istudentëve të Fakultetit të Edukimit, tha se janë larguar nga sistemi ma ndonjë arsyetim.

“Kemi dal para MAShT-it të kërkojmë anulimin e vendimit për mosndarje të bursave për vitin 2019-2020 me pretendimin se ky fakultet nuk është prioritet. Mësimdhënia duhet të jetë prioritet i parë. Ata na kanë larguar nga sistemi i bursave pa ndonjë arsyetim. Kërkojmë të shqyrtojnë vendimin sepse edukimi duhet të jetë prioritet. Me këtë endim ata na kanë diskriminuar”, tha ai.

Përfaqësuesit e tri fakulteteve më pas zhvilluan një takim me ministrin në detyrë të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Ata bën të ditur se do të vazhdojnë të protestojnë deri në anulimin e këtij vendimi.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme