Studentët e gjuajnë me ngjyrë të kuqe Prokurorinë Speciale në 5-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 14:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja studentore Studim Kritikë Veprim (SKV) ka mbajtur aksion simbolik para Prokurorisë Speciale me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ata edhe kanë hedhur ngjyrë të kuqe në vetura dhe në ndërtesën e Prokurorisë, duek kërkuar drejtësi për rastin e tij.

Një grup i këtyre aktivistëve kanë bërë homazhe edhe te varri i Deharit mëngjesin e së premtes.

Përmes një postimi në Facebook ata e kanë cilësuar Deahrin si student shembullor e frymëzim për të tjerët.

“Shumë prej nesh nuk kemi pasur mundësi ta njohim Astritin nga afër, por kemi lexuar e dëgjuar shumë për të. Në biseda gjithmonë i qetë, e i arsyeshëm, i zëshëm ndaj padrejtësive”.

“Aktivistë si Astriti janë frymëzim për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm angazhohen për më shumë drejtësi e barazi shoqërore”.

Të ngjashme