Studentët e mjekësisë bllokojnë dekanatin, e duan profesor Lajçin

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 13:35 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Studentët e viti të parë të fakultetit të Mjekësisë, dega Farmaci kanë bllokuar dyert e dekanatit në shenjë revolte pas largimit nga kjo degë e profesorit Azem Lajçi, i cili është ndërruar në fund të këtij semestri pa dëshirën dhe vullnetin e tyre.

Studentët kanë thënë se Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore duhet të mbajë larg duart nga Fakulteti i Mjekësisë për arsye se ata shpallin konkursin për mësimdhënësit e mjekësisë dhe jo vetë fakulteti i mjekësisë, raporton Ekonomia Online.

E dekanja Suzana Manxhuka nuk ka shprehur interesim për të dhënë një përgjigje rreth këtij problemi.

Të ngjashme