Studentët e Shkencave të Ushqimit prodhojnë produkte të biodegradueshme

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ndotja e tokës, ujit dhe ajrit, shkatërron ekosistemet dhe dëmton cilësinë e mjedisit, ndërkaq një mënyrë për të mbrojtur ambientin nga ndotja është menaxhimi i mbeturinave në mënyrë të organizuar.

Duke qenë kështu, studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, së bashku me profesoreshën, Lorikë Salihu, kanë gjetur një zgjidhje për të zvogëluar sado pak këtë problem, duke prodhuar produkte dhe plastikë të biodegradueshme.

Plastikën e biodegradueshme studentët e krijuan me produkte ushqimore, të cilat i denatyruan për të mos pasur efekte negative. Më pas, ata në kuadër të një ushtrimi laboratorik, përgatitën plastikën dhe e testuan në laboratorët inovativë të UBT-së për të vërtetuar degradimin e saj.

Ushtrimi laboratorik është zhvilluar në kohën kur ndotja e mjedisit në Kosovë ka arritur nivele të larta, teksa kishte për qëllim menaxhimin dhe testimin e plastikës edhe në ambient, njëherësh edhe nën tokë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme