Studentët e UBT-së vizituan fabrikën “Birra Peja”

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, kanë vizituar fabrikën “Birra Peja”, të shoqëruar nga Violeta Lajçi- Makolli, Kastriot Pehlivani, Fisnik Lahu dhe Emine Daci.

Vizita është realizuar në kuadër të lëndëve “Teknologjia e verës dhe pijeve alkoolike” dhe “Proceset themelore në teknologjinë ushqimore”

Studentët kanë parë proceset e prodhimit të birrës, çajit dhe ujit. Konkretisht, ata kanë pasur mundësinë të shohin nga afër proceset e prodhimit, duke filluar nga kontrolli i lëndës së parë, proceset e shkëmbimit të nxehtësisë, pompimit, proceset e fermentimit, pastrimit, kullimit, analizat laboratorike, si dhe procese tjera të përpunimit, e deri tek procesi automatik i paketimit me teknologjitë më moderne në rajon.

Në fund, nga pjesëtarët e stafit të fabrikës “Birra Peja” të cilët u shpjeguan studentëve në detaje për ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të prodhimit, deri te procesi i plasimit në treg të produkteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme