Studentët e Universitetit të Gjakovës pro krijimit të Tribunalit Ndërkombëtarë për Dënimin e Gjenocidit Serb

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Përmes një komunikate për medie, Studentët e Universitetit të Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’, kanë shprehur përkrahje të pakontestueshme të Iniciativës se Kuvendit të Republikës së Kosovës për Themelimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për Dënimin e Gjenocidit Serb të shkaktuar ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë vitëve të 90-ta.

Studentët e Universitetit të Gjakovës rekomandojnë Deputetët e Kuvendit të Republikës se Kosovës që ta përkrahin një iniciativë të tillë.

Gjithashtu duke shprehur shqetësim të thellë, ftojmë dhe inkurajojmë Institucionet e Republikës se Kosovës të ndërmarrin hapa konkret në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Njëkohesishtë, Studentët e Universitetit të Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’ do të jenë të gatshëm të ju dalin në krahë Institucionëve të Republikës se Kosovës në çfardo forme dhe rrethane që lidhen me çështjet e ngritura me lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme