Studentët e UP-së prezantojnë analizën e teksteve shkollore

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Studentët e Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit kanë prezantuar të gjeturat nga analiza e teksteve shkollore, kulturës së popullarizuar, rrjeteve sociale etj, duke i nxjerr në pah vlerat që i transmetojnë ato, raporton Ekonomia Online.

Blerta Aliu, Asistente në Universitetin e Prishtinës, tregoi më gjerësisht për arsyen e mbajtjes së këtij aktiviteti.

“Sot me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit studentët e vitit të tretë të gazetarisë do prezantojnë punimet e tyre përkatësisht gjetjet nga analizat e teksteve shkollore, kulturës së popullarizuar analizë të rrjeteve sociale dhe mesazheve tjera masive që të nxjerrim në pah vlerat që transmetojnë këto mjete”, tha Aliu.

Për moton e këtij viti foli profesoresha, Lindita Tahiri.

“Këtë vit motoja është e 3 majit e ligjëruar me media dhe zgjedhjet në kohën e dezinformimit, zgjodhëm me studentët të flasim për anën tjetër për publikun për mundësinë me i procesua informatat me një interpretim kritik, aftësi që janë në gjendje të filtrojnë dhe ta dallojnë faktin nga opinion. Studentet kanë analizuar forma të ndryshme të komunikimit masiv që nga tekstet shkollore si abetarja deri tek mediat e reja”, shtoi Tahiri.

Flaka Sekiraqa dhe Fjolla Xheladini kanë analizuar Sterotipet në 3 libra shkollor të klasës së parë, si Abetarja, Matematika dhe Edukimi Shoqëror.

Xheladini tha se Abetarja ka shumë sterotipe ku gruaja gjithnjë shfaqet si grua në shtëpi që bën punët e shtëpisë, ndërsa burrat punojnë në zyre.

“Për nga numri i sterotipeve prin Abetarja përderisa sa ka ps sterotipe në matematikë”, tha ajo.

Kaltrina Jashari dhe Donjeta Murselaj kanë analizuar Sterotipet Gjinore në Kulturën e Popullarizuar të lidhur me muzikën në 40 këngë prej tyre 20 këngë të vjetra dhe 20 të reja.

“Gruaja është trajtuar si objekt seksual dhe pronë e burrit, në këngët e vjetra gruaja është portretizuar me natyrën”, tha Xheladini.

Të ngjashme