Studentët kërkojnë garanci për rininë, planifikojnë monitorim të Qeverisë së re

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 20:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Filozofisë ka shënuar Ditën e Rinisë me një aksion simbolik drejtuar krerëve të shtetit, aksion ky i cili ka simbolizuar ikjen e të rinjve nga Kosova. 

Nga ky grup i studentëve, Bekim Ibishi, ka thënë se aksioni me drita dhe format e zemrës në letër të cilat mbuluan qiellin nga sheshi “Skënderbeu”, janë rinia e cila po lë Kosovën.

Për këtë, u vënë fajin krerëve të shtetit, sipas të cilëve po krijojnë bllokada për rininë.

“Kemi zgjedhë këtë datë të rinisë që përmes një aksioni simbolik, që ishin disa drita që morrën qiellin, format e tyre ishin zemra që nënkupton se drita dhe zemrat e Kosovës po largohen, pra rinia që po emigron për jetë më të mirë”.

“Për këtë ja vëjmë fajin krerëve të shtetit si pozitës ashtu edhe opozitës, ata që krijojnë bllokada dhe ata që krijojnë keqqeverisje, që bëjnë puënsime të familjarëve, që bëjnë korrupsion, që detyrojnë qytetarët të ikin dhe mundohen që përmes programeve simbolike tu thonë të rinjvë të rrijnë”.

Ai ka bërë thirrje tek krerët shtetërorë që tu ofrojnë garancë për t’i shmangur bllokadat politike dhe të krijojnë programe konkrete për rininë.

“Ne kërkojmë garancë prej tyre që t’i shmangin bllokadat politike, pasi jemi mësuar disa herë me radhë nga zgjedhjet, Kosova shkon me bllokadë politike dhe kjo shkakton eksode, ikje dhe po shkakton humbje të shpresës. Po ashtu kërkojmë nga të gjithë krerët e shtetit në pozitë e opozitë, kërkojmë dhe nuk tentojmë t’iu përzihemi rinisë, cdokush voton sipas zgjedhjeve të tyre, por ne kërkojmë nga liderët e partive politike që në programet politike të fusin plane konkrete për rininë sepse në të kundërtën rinia do ikë si këto drita që e morrën qiellin”.

Pas kësaj garance, Ibishi, tha se grupi i studentëve do të monitorojnë punën e institucioneve përmes asaj që ai e quajti “Qeveria nën hije”.

“U bëjmë thirrje të gjithë krerëve të shtetit ta marrin këtë punë seriozisht dhe çdo parti që formon garancë tek të rinjtë, garantojmë se në qeverisjen e ardhshme të Kosovës ne të rinjtë do rezistojmë me forcën tonë pasi  do ta monitorojmë me Qeverinë nën Hije, do tu tregojmë se cka punojnë e cka nuk punojnë”.

Të ngjashme