Studentët me aksion simbolik para Qeverisë, kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit akademik

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata para Qeverisë vendosën një pako të zezë për shkak të mospërfshirjes së studentëve në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Dionit Kabashi, tha se Këshilli Drejtues i ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë marrë për bazë 13 kërkesa të tyre, duke kërkuar heqjen e të gjitha tarifave.

“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës”.

“Dhe kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasoj e Covid-19”.

“Jo vetëm e drejtë, po heqja e çdo tarife është nevojë”.

Deklarata e poltë:

Sot, ne, si organizatë studentore, jemi mbledhur para Qeverisë së Republikës e cila javën e kaluar miratoi Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, por që fatkeqësisht nuk u përfshinë fare studentët e Universiteteve publike në vend. Aty askund nuk figuron fjala student.Nëpërmjet këtij aksioni simbolik në shesh, ne shprehëm pakënaqësitë e shumë kolegëve tanë se si Qeveria e Kosovës në një Ligj qindra milionësh nuk gjeti vend për të rinjtë studentë. Këta të rinj, që ju është prekur cilësia mësimore e rënduar gjendja ekonomike, nuk mund t’i përballojnë edhe pagesat e Universiteteve edhe shpezimet e larta të jetesës në Prishtinë apo në qytetet e tjera të Kosovës.Për media u prononcua studenti dhe aktivisti I SKV-së, Dionit Kabashi, I cili ndër të tjera deklaroi: ‘’Të gjithë ju tanimë jeni në dijeni se si organizatë studentore ende pa filluar viti akademik 2020/2021 i jemi drejtuar me plot 13 kërkesa Këshilleve Drejtuese të të gjitha Universiteteve publike , Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Qeverisë së Kosovës. Nëpërmjet këtyre kërkesave zyrtare ne kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim për vitin akademik 2020/2021, si ndihmesë sado e vogël për të gjithë studentët, për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasojë e COVID-19, që padyshim i ka prekur ata dhe familjet e tyre. Nga të gjitha këto kërkesa të vetmen përgjigje që ne e kemi marrë, ndonëse me vonesë, ishte ajo nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës të cilët në njoftimin e tyre kundrejt kërkesës sonë na bënë me dije se këtë çështje ia kanë deleguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh). Kemi marrë një përgjigje pa përgjegjësi’’.‘’Fatkeqësisht për studentët, as Ministria e Arsimit dhe as Qeveria e Kosovës nuk morën mundin që t’i përgjigjen ndonjërës prej kërkesave tona. Ata zgjodhën heshtjen dhe nuk qenë në gjendje të ndajnë pak kohë për t’u përgjigjur në kërkesat tona legjitime. Të gjithë jemi dëshmitarë që para 50 ditësh u avulluan mbi 2 milionë euro nga thesari i shtetit dhe askush nuk dha përgjegjësi për këtë. Duke marrë parasysh këtë dhe shumë keqpërdorime të tjera të parasë publike që ndodhin çdo ditë është ofenduese që ndihma për studentët të jetë zero. Një vjedhje e asaj vlere përafërsisht e kalon vlerën totale të të gjithë pagesave për semestër të të gjithë studentëve. Me një vjedhje më pak do të mbuloheshin të gjitha shpenzimet studentore’’, shtoi Kabashi.Pavarësisht të gjithave, ne si SKV, duam t’i rikujtojmë kësaj Qeverie se nuk jemi dorëzuar dhe do të vazhdojmë luftën tonë të drejtë për arsim pa pagesë. E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese e garantuar për të gjithë dhe secilit duhet t’i ofrohet mundësi e barabartë për arsimim. Por ajo sot, në këto rrethana të vështira për secilën familje, bëhet mëse e domsdoshme. Jo vetëm e drejtë, heqja e çdo tarife sot është edhe nevojë.

Të ngjashme