Studentët mirëpresin anulimin e konkursit për bursa, ndërpresin marshin dhe grevën

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 12:07 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Studentore “REFORMA” që udhëheq me Këshillin e Studentëve ne Fakultetin e Arteve të Bukura, kanë anuluar grevën një orëshe para Ministrisë së Arsimit për shkak të heqjes nga lista për bursa, raporton Ekonomia Online.

Anulimi i kësaj greve u bë vetëm pak minuta pasi ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi e anuloi konkursin për bursa.

Para këtij vendimi, studentët ishin bërë gati për të marshuar e për të hyrë në grevë.

Me pankarta në duar” Ku janë bursat tona” “ Mbylli sytë që të shohësh këtë pikturë”, studentët ishin bërë gati për t’ia mësyer marshit drejt MAShT-it.

Kryetari i Këshillit të Studentëve, Edison Bibaj, tha se sot kanë paralajmëruar marshin mirëpo marshi u anulua pas vendimit të ministrit Bytyqi për anulim të konkursit për bursa.

“Ne kemi paralajmëruar marshin te MAShT-i si dhe bojkotimin e ligjëratave. Mirëpo e pamë të arsyeshme me mbajt këtë konferencë pasi ministri anuloi vendimin . Dy pikat tona që kemi kërkuar janë anulimi i vendimit që janë hapi i parë dhe hapi dytë ose të ketë rishqyrtim ose gjithpërfshirje dhe hapi parë ndodhi qe u anulua ky vendim”, tha ai

Bibaj theksoi se me një presion të vazhdueshëm nga studentët e këtij fakultetit kanë arritur qëllimet e tyre.

“Qëllimet tona janë gjithëpërfshirëse dhe jo selektive. Pra ministri i Arsimit Shyqyri Bytyçi, ketë vendim e hoqi, e anuloi”, tha Bibaj, raporton EO.

Më tej shtoi se edhe ministri i ardhshëm i Arsimit duhet të dijë që studentët e këtij Fakulteti, Organizatën Reforma, do t’i ketë përballë çdo vendimi nëse është diskriminues.

Sipas tij, pas anulimit të vendimit nga ministri Bytyqi, do të përfundojë edhe bojkoti i mësimit nga këtë studentë.

“Sot bojkoti do të ndalet, më nuk do të ketë bojkot”, përfundoi ai.

Përfaqësuesi i studentëve nga dega e Aktrimit, Labeat Bytyqi falënderoi të gjithë studentët e profesorët si dhe mediet për mbështetje.

Të ngjashme