Studentët nisin ligjëratat në fakultete, nuk ka më mësim online

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Nga java e ardhshme përveç provimeve dhe anës praktike, studentët do t’i mbajnë edhe ligjëratat në fakultete.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku ka thënë për KOHËN, se me vendimin e fundit të Qeverisë nuk do të ketë më mësim online.

“Me masat e reja kthehen të gjithë në fakultete, gjithçka në prani fizike dhe nuk ka më mësim online”, ka thënë shkurt ajo.

Qeveria e Kosovës të enjten ka zyrtarizuar lehtësimin e masave, ndër të cilat edhe ato në arsim.

Sipas njoftimit, Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike të organizohen sipas pan-programit të institucioneve përkatës në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.

Organizimi i procesit arsimor sipas vendimit të fundit të Qeverisë:

-Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike të organizohen sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.

-Veprimtaria e çerdheve publike dhe private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, përfshirë matjen e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.

-Konviktet dhe mensat punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje dhe përhapjen nga Covid-19.

-Të gjitha institucioneve arsimore në të gjitha nivelet e arsimit, publik dhe privat, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor dhe nxënësve-studentëve dhe të ngjashme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme