Studentët pastrojnë hapësirën te kampusi i UP-së

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 14:34 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Let’s do It Kosova” ka organizuar aksion pastrimi në Kampusin Universitar të UP-së.

Aksionit iu bashkuan studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Rektori i UP-së, Marjan Dema falënderoi studentët të cilët i janë bashkuar organizatës “Lets Do It Kosova” për të pasuruar një pjesë të kampusit universitar, raporton EkonomiaOnline.

“Përmbajtja e pastërtisë çdo ditë është më mirë, herën e fundit kur kemi pastruar ka pasë shumë më shumë mbeturina dhe sot kishte më pak dhe shpresoj se nesër studentët prapë do të organizohen dhe mbeturina do të ketë më pak”, tha Dema.

Dema tha se kjo iniciativë e ka bërë krenarë që është rektor i UP-së, studentët e të cilës janë një rini e shkëlqyer, që po tregon çdo ditë vlera, si në vullnetarizëm, studime, inovacion, kreativitet etj.

Albena Reshitaj, nga Zyra e Kryeministrit,  tha se Kosova me aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” po tregon një shembull të mirë në gjithë rajonin.

“Jam e lumtur që ‘Ta pastrojmë Kosovën’ ka marrë formën e duhur, ne po e prezantojmë punën tonë edhe jashtë vendit tonë, po japim mesazh të mirë që ne si shtet jemi duke punuar në këtë drejtim më fushën e mjedisit. Janë afër 300 deponi të cilat janë shkatërruar në Kosovë dhe janë afro 7 mijë tonë mbeturina inerte dhe të lëngta, të cilat janë shumë dhe organizata tjera që i janë bashkuar këtij aksioni, institucionet dhe bizneset që i janë bashkuar dhe dhënë kontributin e tyre në mënyra të ndryshme. Apeloj tek të gjithë që të bashkohen në këtë aksion sepse Republika e Kosovës është duke dhënë shembullin në gjithë rajonin edhe më gjerë”, tha Reshitaj.

Besnik Shabiu nga “Lets Do It Kosova” tha se interesimi i qytetarëve për ruajtjen e mjedisit çdo ditë e më tepër është më i madh dhe ky fakt po e gëzon atë, raporton EO.

“Jemi të kënaqur që aksioni ‘Ta pastrojmë Kosovën’ është në rrugë shumë të mbarë dhe në të gjitha komunat e Kosovës është duke u parë një interesim dhe mobilizim si asnjëherë më parë, që tregon se ne po bashkohemi çdo ditë e më tepër ta bëjmë Kosovën të pastër”, tha Shabiu.

“Është mirë që ka filluar të mendohet dhe të flitet më tepër për anën legjislative, po flitet për udhëzimin administrativ për gjoba mandatore, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 2009, por tani në kuadër të kësaj fushate është bërë edhe ridraftimi i këtij udhëzimi, që e ka bërë shumë më të lehtë zbatimin në praktikë dhe e mira është që nga 15 shtatorë nuk është folur asnjë herë më shumë, për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit”, tha Shabiu.

Përparim Blakaj kryetar i “Paqja Studentore” falënderoi aktivistët e Paqes Studentore dhe “Lets Do It Kosova”, të cilët kanë ofruar pajisjet e tyre për pastrimin e kampusit universitar.

“Ta pastrojmë Kosovën ka filluar që një kohë të gjatë edhe Paqja Studentore ka qenë gjithmonë afër studentëve duke pastruar kampusin qysh para disa viteve, dhe tani po vazhdojmë me aktivitetet e radhës. Kemi organizuar 16 aktivitete prej tre muajsh edhe kur nuk kemi qenë pjesë e parlamentit studentor. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet e radhës dhe shpresojmë që aktivistët tanë do të jenë gjithmonë afër nesh dhe do vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera”, tha Blakaj.


Lexo më shumë:

Të ngjashme