Studentët pengojnë fjalimin e rektorit Demaj, përleshen me sigurimin

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 11:26 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup studentësh kanë penguar aktivitetin me rastin e shënimit të 47-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Me të filluar fjalimi i rektorit Marjan Demaj, disa studentë kanë fishkëllyer dhe bërtitur duke pamundësuar mbajtjen e fjalimit, raporton ekipi i Ekonomia Online.

Sigurimi i ka larguar nga vendi ku po mbahej takimi. Studentët po përleshen me sigurimin dhe policinë edhe në oborrin e Rektoratit.

Disa prej tyre kanë pësuar lëndime nga spreji i hedhur nga sigurimi.

16731692_1206102776176449_635663352_o 16763647_1206102749509785_1413835806_o 16735199_1206098699510190_1966833876_o

Të ngjashme