Studentët protestojnë me moton “Na ikëm, thirrna kur t’bahet mirë”, kërkojnë formimin e institucioneve

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 11:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Na ikëm, thirrna kur t’bahet mirë” është slogani i studentëve që në mënyrë simbolike kanë protestuar ndaj klasës politike, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i Këshillit të Fakultetit Filozofik, Bekim Ibishi ka kërkuar që sa më parë të formohen institucionet e vendit.

“…ne jemi mësuar që një kohë të gjatë t’i shohim liderët tanë duke punuar për interesa të pozitës dhe jo për rini”.

“Skënderbeu paraqet rininë se njeriu i fundit që do të ik është Skënderbeu se rinia veç ka ikur dhe kemi manipulimin e LDK-së me elektoratin e saj kur e ka vendos Vjosa Osmanin si kandidate ndërsa ajo zhduket pas zgjedhjeve”.

Edhe Blerdon Arifi student në Fakultetin Filozofik, tha se kjo protestë paraqet frustrimin e tyre karshi klasës politike, raporton EO.

“Ne si student dhe si rini kosovare e kemi një problem shumë të madh që na paraqet kjo klasë politike. Pas këtyre zgjedhjeve qe po cilësohen si më të drejta dhe demokratike, po shohim se edhe këto zgjedhje nuk po rezultojnë me një dritë që mund të mbajmë shpresë se mund të bëhet më mirë këtu”.

“Atëherë ne si studentë kemi parë të nevojshme që të paraqesim një anë si të karikaturës dhe me një far forme frustrimin tonë që po i shohim për tërë këto vite si rini”.

Të ngjashme