Studenteve femra në UP iu mundësohet zhvillim profesional përmes praktikës e trajnimeve për lidershipin

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 11:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) dhe Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet tyre, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të projektit “Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes”, forumi do të ofrojë mundësi të zhvillimit profesional të studentëve të UP- së përmes praktikës dhe trajnimeve mbi lidershipin.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se projekt do të mundësoj të plotësohet boshllëku i grave lideri si dhe do ta fuqizoj Qendrën për Zhvillimin e Karrierës.

“Të gjithë e dimë se bota ka mungesë të madhe të lidershipit e në veçanti Kosova, por në kuadër të saj na mungojnë gratë lidere, prandaj unë mendoj se ky projekt do ta plotësoj këtë boshllëk”

“…por njëkohësisht do ta fuqizoj Qendrën për Zhvillimin e Karrierës e cila është duke bërë një punë shumë të madhe për t’iu ofruar ndihmë studenteve që njohuritë e tyre t’i avancojnë që nesër të jenë lidere”, tha ai.

E Drejtoresha e Forumit për Udhëheqje dhe Diplomaci, Njomza Emini, tha studentëve u ka munguar hapësira, por edhe ofrimi i përvojës, raporton EO.

“Për mua është nder që në emër të Forumit dhe në emër të grave dhe vajzave lidere po e fillojmë me juve rektor sepse kemi zhvilluar disa takime dhe unë të falënderoj”.

“Kjo tregon shpirtin e juaj që të jeni afër lidereve të reja, sidomos studentëve sepse ka aq shumë potencial ngase iu ka munguar hapësira, por edhe ofrimi i përvojës”, tha Emini.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet  Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Forumit në disa fusha për të ndihmuar studentët në zhvillimin e karrierës së tyre profesionale.

Të ngjashme