Stuhi e madhe goditi mbrëmë Podujevën (Video)

Podujevë | 12 Sht 2017 | 08:04 | Nga

Përderisa vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po vazhdojnë të përballen me uragnin “Irma”, një stuhi pak më e lehtë se ajo e SHBA-ve ka goditur mbrëmë disa vende të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë sjellur dëme materiale në disa vende. Stuhi pak sa më e fortë duket të ketë qenë në komunën e Podujevës.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta në këtë komunë ngjasonin pothuajse me uraganin “Irma”.

Deri më tani përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme