Stuhia anulon panairin e grave ndërmarrëse

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 10:58 | Nga

Panairi tregtar për gratë ndërmarrëse, që ishte planifikuar të mbahej në sheshin “Zahir Pajaziti” sot në orën 11:00, është anuluar pas stuhisë me erë që fryu ditën e djeshme në Prishtinë, e cila dëmtoi tendat që ishin vendosur për këtë aktivitet.

Misioni i OSBE-së që është organizator i kësaj ngjarjeje thekson në një njoftim se është duke e vlerësuar dëmin dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me komunën e Prishtinës, do të vendosë kur dhe nëse ngjarja mund të mbahet në të ardhmen.

Kjo organizatë shpreh keqardhje për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar dhe thotë se ky ishte incident i paparashikueshëm.

Të ngjashme