Stuhia “Sabine” anulon disa fluturime nga Frankfurti, nga Prishtina vazhdojnë me rregull

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Gjermania është goditur së fundi nga një stuhi e fuqishme e quajtur “Sabine”.

Erëra të fuqishme, breshër e përmbytje pati gjatë orëve të fundit në çdo anë të Gjermanisë.

Rreth 180 fluturime janë anuluar nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1.200 fluturimeve të planifikuara.

Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara ka thënë për Ekonomia Online se fluturimet nga Prishtina në Berlin po vazhdojnë dhe deri me tani nuk është anuluar asnjë fluturim.

“Fluturimet nga Prishtina në Gjermani janë në rregull. Nuk ka pasur asnjë anulim”, ka thënë Gara për EO

Të ngjashme