Suedia falënderon Kosovën rreth monumentit për ushtarët e KFOR-it

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 14:54 | Nga

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson gjatë një takimi me ministrin e Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha i dorëzoi letrën e ministrit të Mbrojtjes suedeze, në të cilën ai shpreh falënderimin për ngritjen e monumentit në Prishtinë për ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it si mirënjohje dhe nderim për kontributin e tyre për lirinë e vendit dhe ruajtjen e paqes në Kosovë nga viti 1999-2018.

Në këtë takim, Berisha dhe diplomati suedez biseduan për marrëdhëniet e mira shtetërore ndërmjet dy vendeve e sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë.

Ministri i FSK-së e falënderoi ambasadorin Nilsson për kontributin e Suedisë për Kosovën dhe popullin e saj e sidomos për mbështetjen që i ka dhënë FSK-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të kërkim-shpëtimit dhe Qendrës së Trajnimit për Kërkim –Shpëtim dhe në fusha tjera, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme