Suedia merr kryesimin e OSBE-së, kërkohet dialog e bashkëpunimi në zgjidhjen e konflikteve

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 11:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Suedia do ta përkrahë Kosovën në fusha të ndryshme, gjatë kryesimit të OSBE-së në vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media, ambasadorja e Suedisë në Kosovës, Karin Hernmarck, dhe ushtruesi i detyrës së shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wehl, ku kanë prezantuar prioritetet e tyre, u tha se do të kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve.

Luftimi i terrorizimit, krizat politike, barazia gjinore, çështjet klimatike do të jenë disa nga prioritet e Suedisë si kryesues e OSBE-së.

Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck ka thënë se Suedia do të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve.

“Konfliktet dhe krizat politike vazhdojnë të sfidojnë sigurinë tonë të përbashkët, parimet demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, kërcënimet përfshirë terrorizmi, krimi kibernetik dhe degradimin i mjedisit  janë intensifikuar. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre sfidave është se ato mund të zgjidhen vetëm në mënyrë të qëndrueshme përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”.

“Bota po përballet me sfida të mëdha. E drejta ndërkombëtare po shkelet, konfliktet mbeten të pazgjidhura me shpërthime dhune ose agresion të vazhdueshëm, detyrimet ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e njeriut, parimet e demokracisë dhe sundimi i ligjit po vihen gjithnjë në dyshim”.

“Theksi do të vihet në detyrat themelore të OSBE-së: për të mbrojtur rendin evropian të sigurisë, për të mbështetur konceptin gjithëpërfshirës të sigurisë së OSBE-së dhe për të kontribuar në zgjidhjen e konflikteve në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Në një epokë kur siguria jonë po sfidohet nga kërcënime gjithnjë e më komplekse, shansi ynë për të bërë një ndryshim të vërtetë qëndron në dialog, bashkëpunim, përfshirje dhe respektim të parimeve”.

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl ka theksuar se misioni do të mbështes rishikimin e rrezikut nga terrorizmi dhe rreziqet e tjera në nivel vendi.

Tutje Wahl ka shtuar se prioritet do të jetë promovimi i komuniteteve joshumicë në Kosovë.

“Duke para planin për vitin 2021 ne kemi marr parasysh prioritetet e kryesisë, kemi marr parasysh edhe nevojat e përfituesve tonë. Misioni do ta mbështes edhe rishikimin kyç atë të rezikut nga terrorizmi dhe rreziqet e tjera. Ne do të organizojmë edhe trajnime të hetuesve dhe do të mbështesim institucionet në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë gjykimet penale, dhe prioritet do të jetë promovimi i komuniteteve joshumicë dhe do ta mbështesim Kosovën, tha ai.

Të ngjashme