Suhareka nis peticionin për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet komunale të Suharekës, të enjten, kanë iniciuar peticionin, me anë të të cilit synohet shfuqizimi i Ligjit për lojërat e fatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krahas angazhimit për mbledhjen e nënshkrimeve, ata u kanë bërë thirrje edhe komunave të tjera që ta përkrahin këtë nismë, me qëllim të fuqizimit të kërkesës për t’i bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin vendim të duhur rreth kësaj çështjeje.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar librin e peticionit për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit, ku kanë marrë pjesë përfaqësues edhe të subjekteve politike të kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme