Suhareka përfituese edhe e një granti tjetër të Performancës

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2021.

Ky projekt bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

Nga ky proces, Komuna e Suharekës ka përfituar edhe një grant tjetër në vlerë prej 216,308.61 euro, si rezultat i Grantit të Performancës.

Kryetari Muharremaj, premton se puna e mirë në shërbim të qytetarëve do të vazhdojë.

Të ngjashme