Suksesi i filmit “Zgjoi”, Hoti: Kështu promovohet e nderohet shteti

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar ekipin e filmit “Zgjoi”, pas suksesit në “Sundance Film Festival”.

Hoti ka thënë se kultura, arti e sporti po na bëjnë  krenarë prandaj duhet të investojmë̈ më shumë në këto fusha.

Postimi i plotë i tij:

Kështu promovohet e nderohet shteti!

3 çmime për filmin “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”.

Edhe njëherë Kosova në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar!

Filmi që trajton ngjarjen e vërtetë të Fahrije Hotit, gruas guximtare nga Krusha, që tashmë do të jetë e njohur edhe përtej Kosovës.

Kultura, arti e sporti po na bëjnë  krenarë prandaj duhet të investojmë̈ më shumë në këto fusha.

Urime për regjisoren Blerta Basholli, aktoren kryesore Yllka Gashi dhe gjithë̈ ekipin e këtij filmi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme