Sulm i armatosur në Kanada, agresori i maskuar si polic ekzekuton 16 persona (Foto)

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Një person i armatosur, i veshur si polic vrau të paktën 16 persona, përfshirë edhe një oficere policie, në provincën e Nova Skotia, thotë policia kanadeze. Agresori u vra gjithashtu.

Banorët në qytetin rurale të Portapique u këshilluan që të mbylleshin brenda shtëpisë pasi sulmi filloi të shtunën.

Policia më herët tha se i dyshuari po drejtonte një makinë policie.

Agresori pushkatoi njerëz në disa vende në të gjithë Nova Skotia, që do të thotë se autoritetet po përpiqen të përcaktojnë numrin e saktë të të vrarëve.

Policia paralajmëroi se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Një prej të vrarëve është edhe një efektive e forcave kanadeze, e cila kishte shërbyer për më shumë se 23 vite.

“Heidi Stevenson iu përgjigj thirrjes së detyrës dhe humbi jetën ndërsa mbrojti popullin,” tha Nova Scotia RCMP.

“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre. Prindërit humbën vajzën dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe kolege të jashtëzakonshme”, tha Komisioneri Bergerman.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme” dhe Kryeministri i Nova Skotia Stephen McNeil u tha gazetarëve “ky është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e vendit tonë”.

Ajo që dihet, është se vrasësi i dyshuar, një burrë 51 vjeçar (Gabriel Wortman) pas një ndjekjeje disaorëshe, është kapur nga policia dhe gjatë kapjes është vrarë.

Që në natën në mes të të shtunës dhe të dielës, policia kishte marrë raporte në lidhje me një sulmues të armatosur./shekulli

Të ngjashme