Sulm seksual në Fushë Kosovë – viktima dhe i dyshuari janë të mitur

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Një rast i sulmit seksual raportohet se ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.

Viktima dhe i dyshuari janë të mitur, ndërsa ky i fundit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Fushë Kosovë  24.10.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.

Të ngjashme