Sulmet kibernetike, deklarohet Posta e Kosovës

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës ka njoftuar se nuk ka ndërprerje të punës për shkak të sulmeve kibernetike që e kanë goditur edhe Kosovën.

“Ju njoftojë që Posta e Kosovës Sh.A. është funksionale në të gjitha zyrat postare, si dhe nuk kemi pasur ndërprerje nga ndonjë sulm kibernetik eventual”, thuhet në njoftimin e Postës.

“Sa i përket rrjetit tonë gjithçka është stabile dhe nën kontroll”, vazhdon njoftimi.

“Posta e Kosovës Sh.A,, si zakonisht është në shërbimin tuaj”, përmbyllet njoftimi.

Të ngjashme