Sulmi me veturë në Trier, nuk ka informacione për ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Të paktën katër njerëz u vranë dhe rreth 30 u plagosën kur një veturë u përplas me këmbësorët në qytetin gjerman të Trierit.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e cila ka thënë se po ndjekin me shqetësim këtë ngjarje.

Sipas komunikatës për medie, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt ka kontaktuar me autoritetet policore në Trier dhe deri në këtë çast nuk ka informata për ndonjë qytetar të Kosovës të lënduar.

Haradinaj- Stublla, ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për ngjarjen që tronditi sot qytetin gjerman Trier, ku një makinë teksa po lëvizte me shpejtësi të madhe, goditi disa këmbësorë, duke shkaktuar disa viktima dhe të lënduar.

“Tronditëse pamjet në qytetin Trier të Gjermanisë, të shkaktuara nga makina që goditi këmbësorët. Kosova po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Gjermani duke ndarë dhimbjen me familjet e prekura dhe duke shpresuar të mos shtohet numri i viktimave”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme