Sulmi ndaj kamermanit kosovar në veri, reagon ashpër Federata Europiane e Gazetarëve

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision.

Këtë sulm e ka dënuar edhe Federata Europiane e Gazetarëve , ku përmes një shkrimi në “tëitter” kanë bërë thirrje që të arrestohen autorët e këtij sulmi.

“E dënojmë fuqishëm këtë sulm ndaj gazetarit Jetmir Muji në Mitrovicën e Veriut, #Kosovë. Autoritetet të marrin masa dhe të arrestojnë autorët”, shkruhet në reagimin e tyre.

Të ngjashme